“Fronti Evropian’, Grubi: Për lista të përbashkëta kemi biseduar me ASH-në, LSDM-në po edhe me Alternativën, kur ishte në Qeveri

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi në emisionin 360 shkallë duke folur për zgjedhjet që pritet të zhvillohen në vendin tonë foli edhe për frontin evropian.

Sipas Grubit, BDI-ja ka zhvilluar fushatë me qëllim për ti bindur qytetarët se evropa dhe integrimi është ajo që i duhet vendit tone, raporton indeks.mk.

Grubi thotë se për tu bërë pjesë e frontit evropian është diskutuar edhe me LSDM-në, ASH-në po edhe me Alternativën e Gashit e cila muaj më heret ishte në Qeveri,

“Kemi biseduar me partnerin tonë të koalicionit LSDM, e kemi diskutuar edhe temën e listave të përbashkëta, edhe me Aleancën për Shqiptarët po edhe me Alternativën, kur ajo ishte pjesë e shumicës”, deklaroi Grubi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet