Forumi Rinor i Çairit në Çarshinë e Shkupit Dardan, shënoi sot ditën e Pavarësisë së Kosovës!

Duke shpërndarë simbolin më autokton të kombit shqiptar Plisin e bardhë, me muzikë e hare, aktivistë të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim të Çairit, sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit shënuan dhe kremtuan Pavarësinë e Kosovës.

Ne rinia themi, të ecim përpara, të integrohemi edhe më shumë, të përparojmë në çdo fushë të jetës sonë, por gjithmone duke kujtuar sakrificën e të parëve tanë dhe duke ruajtur dhe kultivuar traditat, dokjet dhe kulturën tonë të shtrenjtë!
Gëzuar për jetë e mot Kosova jonë!

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet