Nexhati Jakupi do të drejton shtabin komunal zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar

Pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, mbajti mbledhjen e kryesisë dhe zgjodhi shtabin komunal zgjedhor. Me aklamacion, shef shtabi u zgjodh Dr. Nexhati Jakupi.

Në mbledhje u diskutua edhe përpilimi i strategjisë lokale për zgjedhjet e dyfishta dhe u ndanë përgjegjësi për anëtarët e shtabit komunal, duke caktuar edhe dinamikën e aktiviteteve për periudhën në vazhdim.

Në mbledhjen e drejtuar nga kryetari z. Valdet Xhaferi, në rend dite ishte edhe zgjedhja e sekretares për mundësi të barabarta. Me shumicë votash, në këtë detyrë u zgjodh deputetja, zonj. Vjollca Latifi Ademi ✅

Shërbimi për Informim,
BDI Dega Gostivar

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet