rruga e paqes, prosperitetit e stabilitetit të Maqedonisë dhe kjo do të fitojë. Ne do ta ndërtojmë një ardhmëri të përbashkët. Prandaj, nuk ka arsye askush të frikësohet nga arsimi, nga shkolla. Po ju lutem, edhe një herë, qetësi, gjakftohtësi, asgjë mos ndërmerrni, studentët le të vazhdojnë mësimin me profesorët dhe pastaj të shpërndahemi!” – ishin fjalët e themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, të cilat i ka veçuar dekani i Fakultetit Filologjik Prof. Dr. Berton Sulejmani.
Kjo ngjarje u përmbyll me disa pika artistike nga profesoresha e Fakultetit të Arteve, Prof. Dr. Besiana Mehmedi e shoqëruar në piano nga Shkëlzen Baftjari.


