Nëse s’keni pranuar SMS ose nëse nuk keni kontrolluar ueb faqen e MPB-së, mos prisni radhë për të marrë pasaportën, letërnjoftimin ose patentën e shoferit

Nga e hëna (19 shkurt 2024), qytetarët që janë fotografuar për pasaportë në objektin e RTVM-së ose në S.P. “Prolet”, do të marrin SMS porosi se dokumenti i tyre është gati.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), bën të ditur se me këtë mënyrë të njoftimit, do të lehtësohet procesi i marrjes së dokumenteve të gatshme të udhëtimit, siç janë pasaportat.

Poashtu, qytetarët do të mund që në ueb faqen mvr.gov.mk. të verifikojnë nëse pasaporta e tyre është gati.

“Kjo vlen për qytetarët që janë fotografuar në objektin e RTVM-së ose në SP Prolet. Qytetarët që janë fotografuar në pika të tjera në Shkup apo në qytete të tjera, do t’i marrin pasaportat e tyre në të njëjtën mënyrë si deri tani”, bëjnë të ditur në MPB.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet