Lehtësimi i tregtisë dhe përmirësimi i klimës së biznesit me Republikën e Bullgarisë

Sot, drejtori i Drejtorisë së Doganave, Stefan Bogoev, dhe zëvendësdrejtori Muharrem Asani, takuan ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoni, z.Angel Angelov dhe atasheun tregtar Krasimir Dragnev, ndërsa temë kryesore e takimit ishte krijimi i kushteve më të mira për shkëmbim më të mirë tregtar mes dy vendeve.

Një bashkëpunim i tillë kontribon në avancimin e ekonomisë dhe mundësive për përmirësimin e kushteve për kompanitë vendore që importojnë dhe eksportojnë në Republikën e Bullgarisë dhe Bashkimin Evropian.

Drejtoria e Doganave si partner i ekonomisë së Maqedonisë së Veriut vazhdimisht ndërmerr hapa të rëndësishëm për përmirësimin e funksionimit doganor dhe modernizimin e vendkalimeve kufitare, dhe bashkëpunimi me vendet fqinje është kyç për përmirësimin e konkurrencës së kompanive tona në tregun ndërkombëtar, veçanërisht në tregun e BE-së.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet