Në kuadër të Sekretariatit të Degës për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të UÇK-së mbrëmë zhvilluam takim me një pjesë të shumë bashkëluftëtarëve, ku së bashku diskutuam për çështjet që janë në interes të tyre dhe për sfidat të cilat në presin në të ardhmen.
Takime të tilla do vazhdojmë të kemi edhe në të ardhmen dhe se çdo problem i tyre është edhe i jonë.
Dega e BDI-së në Kumanovë, qëndron në mbështetje të çdo veterani dhe invalidi të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, pa dallim.
Të gjithë janë pjesë e projekteve të cilat synojmë ti realizojmë në të ardhmen dhe uroj që së bashku të bëjmë më të mirën


