Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi me rastin e Krishtlindjeve ka uruar besimtarët katolik .
Grubi në profilin e tij zyrtar ka shkruar;
Përcjell sot urimet më të sinqerta për paqe, shëndet dhe begati deri te besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Le të reflektojmë çdo ditë për rëndësinë e madhe të vlerave të larta ndërnjerëzore të respektit dhe solidaritetit.
Gjuha e mirësisë është universale, le ta flasim atë gjuhë mes vete që të ndërtojmë të ardhme të përbashkët progresive!


