Në seancën e Qeverisë miratuam vendimin sipas të cilit 33 organizatave joqeveritare ju ndahen nga 600.000 denarë për realizimin e projekteve me të cilat kanë aplikuar në thirrjen e shpallur publike për mbështetje financiare nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
Informacionin e tillë e ka shpërndarë zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili mes tjerash ka shkruar:
“Ju uroj punë të mbarë shoqatave të përzgjedhura dhe realizim dinamik të projekteve të tyre nga fusha të ndryshme”.


