Padrejtësia ndaj luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe betejës për jetë, liri dhe demokraci të popullit të Kosovës po zgjat tashmë dy dekada e gjysëm si asnjë rast tjetër.
Rruga jonë për liri ishte e vështirë dhe e gjatë, ndërsa konfirmimi i drejtësisë së përpjekjeve tona, pas të cilave u reshtua edhe NATO, Brukseli dhe Uashingtoni, akoma vazhdon.
Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe luftëtarët tjerë të lirisë janë ndërgjegja jonë kolektive si popull dhe beteja e tyre për drejtësi është vazhdimësi e luftës tonë për liri.
Liria sot e ka emrin Nasim, e nesër Hashim e Kadri, Jakup e Rexhë, ndërsa përgjithmonë në historinë tonë, liria do ta ketë emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.



















