Projektin për pastrimin e lagjeve dhe hapësirave publike të Çairit, të cilin e premtoi Sekretariati për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor të degës së Çairit, e që e nisëm fundjavën e kaluar bashkë me funksionarët, aktivistët dhe banorët vullnetarë të Çairit, e vazhduam edhe këtë fundjavë në lagjen Seravë.
Bashkë me sekretariatin dhe pjesëmarrësit në aksion ishte edhe kryetari i degës Bekim Neziri dhe disa anëtarë të kryesisë.
Mbeturinat nga më të ndryshmet u mblodhën, u grumbulluan dhe u dërguan në vendin e duhur!
Na gëzon fakti se shumë qytetarë vullnetarë kanë mirëpritur këtë aktivitet dhe na janë bashkangjitur për të kontribuar në pastrimin e Çairit tonë, vendin ku jetojmë dhe gravitojmë të gjithë ne!
Faleminderit të gjithë atyre që u aktivizuan që edhe ky aktivitet të jetë një nga më të bukurit, #përmjedismëtëpastër!




















































#përÇairintonë
#Sekretariatipërmjedisjetësordheplanifikimhapësinor
#BDIDegaÇair


