Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në vazhdën e takimeve me anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në degën e Çairit në profilin e tij zyrtarë në Facebook ka shkruar:
Vazhdojmë të takojmë aktivistët tanë në çdo cep të Çairit. Të shumtë në numër, të gatshëm të kontribuojnë për arritjet e reja.
Sot anëtarët e degës së BDI-së në Çair të kryesuar nga Bekim Neziri bashkë me ministrin e punëve të jashtme, Bujar Osmani qëndruan në mesin e aktivistëve të këshillave vendor Fushë Topanë dhe Dyqanxhik për të dëgjuar kërkesat e tyre dhe për të potencuar rëndësinë e aktivizmit në kohërat kur vendi duhet të përshpejtojë hapin drejt integrimit.












