Frika nga humbja, detyron opozitën të “qajë” dhe “viktimizohet”, gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare

Ditën e djeshme, në Kuvend, u mbajt takimi i liderëve të partive politike, ku u morën disa vendime me rëndësi që tejkalon ngërçin politik lidhur me zgjedhjet.

Në këtë takim, siç potencoi kryeministri po edhe siç konfirmoi edhe opozita, është dakorduar data e zgjedhjeve presidenciale, po edhe e atyre parlamentare, njofton indeks.mk.

Kryeministri Kovaçevski dhe kryeopozitari Mickoski, potencuan se janë pajtuar që rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të zhvillohet më 24 prill, kurse rrethi i dytë i presidencialeve të mbahet në të njëjtën ditë me ato parlamentare më 8 maj.

Por, me këtë nuk pajtohet opozita shqiptare.

Duke u ankuar se nuk u “jepet” përfaqësuesi në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Mexhiti, Kasami dhe Gashi që dje, gjashtë muaj para zhvillimit të zgjedhjeve, parashikuan “falsifikimin” e zgjedhjeve.

Opozita është në kërkim të anëtarit i cili në zgjedhjet e fundit sipas rregullores dhe ligjit i ka takuar koalicionit Aleanca për Shqiptarët- Alternativa.

Për këtë, ka folur edhe kreu i ASH-së, Arben Taravari. Dje i pari i Aleancës edhe njëherë përsëriti faktin se ai përfaqësues që e kërkon opozita, i takon ASH-së sepse sipas tij, sipas rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, ASH-ja ka qenë partia opozitare me më së shumti vota.
Sipas Taravarit, të gjithë partitë politike janë të përfaqësuara në KSHZ.

Shton se Lëvizja Besa e cila në zgjedhjet e fundit shkoi në koalicion me LSDM-në, në KSHZ, përfaqësohet nga anëtari i LSDM-së, Alternativa përfaqësohet nga përfaqësuesi i ASH-së, kurse shton se në kohën e zgjedhjeve, Mexhiti ka qenë në BDI dhe në këtë mënyrë i bie që ai përfaqësohet nga anëtari i BDI-së në KSHZ.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet