Vetura bie në humnerë si pasojë e shembjes së dheut që dyshohet se u shkaktua nga punimet e një kompanie
Një veturë ka rënë në humnerë si pasojë e shembjes së dheut që dyshohet se ka ndodhur nga punimet të cilat po i zhvillon një kompani në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Gazeta ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e bardhë e tipit Q5 në humnerë.

Gazeta mëson se nga ky rast nuk ka persona të lënduar.




