Presidentja arrin në Granada, thotë se do adresojë në Samitin Politik sigurinë e Kosovës pas agresionit serb – Ora Info

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka arritur në Granada të Spanjës, në kuadër të Samitit Politik Evropian.

Ajo shkruan në platformën X, se në këtë samit do diskutojë sfidat e sigurisë së Kosovës pas aktit të agresionit të Serbisë, transmeton klankosova.tv.

”Në takime me kolegët udhëheqës, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë”.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet