Zbulohen 875 bimë kanabisi në malësinë e Krujës

Policia vijon me kontrollet në zona të thella malore për të goditur kultivimin e kanabisit. Kështu, gjatë kontrollit të territorit me dron, në zonat malore të Krujës e konkretisht në fshatin Cudhi, janë zbuluar 875 bimë narkotike kanabis sativa.

Këto bimë u asgjësuan me djegie. Ky aksion ishte në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

/tvklan.al

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet