Podujevë, shtihet me armë drejt një personi derisa ishte duke vozitur

Një person dje në fshatin Sibofc të Podujevës kishte bërë të ditur se ndaj tij dikush kishte shtënë me armë zjarri derisa ishte duke e drejtuar veturën.

Në raportin e policisë thuhet se vetura e viktimës ishte qëlluar me pesë predha në pjesën e pasme- bagazh.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati./Klankosova.tv

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet