Taylor Swift fton në skenë ish të dashurin

Taylor Swift, një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop ka lënë pa fjalë fansat gjatë performancës në koncertin e saj ‘Arrowhead’ në Kansas.

Shkak për këtë është bërë fakti që këngëtarja ftoi në skenë ish të dashurin e saj, Taylor Lautner. Mes mijëra duartrokitjesh, ajo u përqafua në skenë me aktorit e “Tëilight”, i cili sipas saj e frymëzoi për të shkruar hitin “Back To December”.
Taylor në një moment e falenderoi aktorin së bashku me bashkëshorten e tij dhe tha se ai ka sjellë një energji pozitive në jetën e saj teksa ajo po realizonte albumin “Speak Now” që u publikua të premten.

Ndërsa më një buzëqeshje në fytyrë Lautner e nderoi Swift duke treguar respektin e madh që ai ka për të. Përveç Taylor edhe aktorët e tjerë Joey King dhe Presley Cash gjithashtu u ngjitën në skenë.

Tre aktorët janë pjesë e klipit më të ri i këngës së Taylor, “I Can See You’ i cili publikua për herë të parë gjatë koncertit të së premtes.

Klan News

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet