Presidenti Begaj uron Pavarësinë e SHBA: Të ndërtojmë një të ardhme që të forcojmë vlerat e demokracisë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar 247-vjetorin e Pavarësisë së SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se është krenar për historinë që lidh Shqipërinë me SHBA-në, ndërsa shton se si partnerë strategjikë duhet të ndërtojnë një të ardhme që të forcojnë vlerat e demokracisë.

“Gëzuar 4 Korrikun. Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara. Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë”, ka shkruar Presidenti Bajram Begaj. /tvklan.al

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet