Çifti nga Malisheva rrahën mes vete, më pas sulmuan fizikisht edhe fëmijët e tyre

Dy persona (një mashkull dhe një femër) janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrit ndërkohë edhe dy fëmijët e tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:45, në Malishevë.

Po ashtu siç bëhet e ditur me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshort), pasi që kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin ndërkohe edhe dy fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovë”, thuhet në raport.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet