Vidhen 15 krerë dele në Prizren

Një burrë në fshatin Caparc të Prizrenit ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur 15 krerë dele.

Policia njofton se rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë dhe është në procedurë hetimore.

“VJEDHJE E RËNDË- Fsh. Caparc, Prizren 12.06.2023 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se persona të panjohur, i kanë vjedhur 15 krerë dele. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet