FOTO: “Telenovela ime turke apo argjentinase”,Wanda Nara konfirmon dhe njëherë ndarjen nga futbollisti

Duket se telenovela midis Mauro Ikardit dhe Uanda Narës nuk ka fund, me çiftin që duket se dhe njëherë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Lajmin e ka konfirmuar vetë bukuroshja argjentinase, e cila gjatë një video live në Instagramin e saj ka thënë: “Po, mund ta konfirmoj, jemi të ndarë”.Ky lajm ka shtangur të gjithë ndjekësit e saj, teksa reagimi i futbollistit të Gallatasarajit nuk mungoi.

Me qanë të një postimi në rrjetet sociale, Ikardi shkruan: “Telenovela ime turke apo argjentinase”, e shoqëruar me dy zemra të kuqe.

Ky lajm vjen pak ditë pasi u konfirmua se Mauro Ikardi ishte shkaku i ndarjes së Uanda Narës nga këngëtari L-Gante.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet