NASA prezanton 4 astronautët që do të udhëtojnë rreth hënës

Agjencia amerikane e Hapësirës NASA prezantoi katër astronautët që do të udhëtojnë rreth Hënës, në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm. Në listë është edhe gruaja e parë që do ta bëjë këtë udhëtim drejt Hapësirës, Christina Koch si dhe afrikano-amerikani, Viktor Glover. Ekipi i parë që do të niset drejt Hënës në 50 vjetët e fundit – tre amerikanë dhe një kanadez – është prezantuar në një ceremoni në Hjuston. “Ky është ekipi i njerëzimit”, ka thënë administratori i NASA-s, Bill Nelson. Katër astronautët do të jenë të parët që udhëtojnë me kapsulën Orion të NASA-s, me nisje prej Qendrës Kennedy. Ata nuk do të ulen në Hënë, mirëpo do të udhëtojnë rreth saj, dhe do të kthehen në Tokë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet