Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një reagimi në rrjetet sociale ka ngushëlluar familjen Zeqiri e cila krejtë pa pritur sot humbi të birin e sajë, drejtorin e shkollës së mesme, Zef Lush Marku.
Grubi ka thënë se Zeqiri do të jetojë gjithmonë në kujtime falë pozitivitetit, profesionalizmit dhe angazhimit të tij për një proces cilësor arsimor.
Reagimi i plotë:
Pikëllues lajmi për vdekjen e papritur të mikut tim, drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqirit.
Do të jetojë gjithmonë në kujtimet tona me pozitivitetin, profesionalizmin dhe angazhimin e tij për një proces cilësor arsimor.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij! U prehtë në paqe!


