Ndërroi jetë pas një ataku kardiak, Lisa Marie Presley do të varroset pranë babait dhe djalit të saj të ndjerë

Lisa Marie Presley do të varroset pranë babait dhe djalit të saj të ndjerë në pronën e familjes në Tennessee, Graceland.

Ky lajm është bërë i ditur nga një përfaqësues i familjes. Këngëtarja, e cila vdiq si pasojë e një arresti kardiak në shtëpinë e saj të enjten, ishte 54 vjeç.

Ajo ishte fëmija i vetëm i “Mbretit të Rock ‘n’ Roll”, Elvis Presley.

“Vendi i fundit i pushimit të Lisa Marie do të jetë në Graceland, pranë djalit të saj të dashur, Benit”, tha një përfaqësues i vajzës së saj.

Djali i Presley-t, Benjamin Keough, vrau jetën në gusht 2020 në moshën 27-vjeçare.

/abcnews.al

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet