39 vite nga rënia heroike, Ahmeti përkujton Malën e Berishën: Në historinë e lavdisë të dy zënë vend si intelektual e veprimtarë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në përvjetorin e 39-të ka përkujtuar heronjtë dhe veprimtarët e rezistencës Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Sipas kreut të integristëve, në historinë e lavdisë të dy zënë vend në piedestal si intelektual e veprimtarë e organizatorë të aktiviteteve kundër pushtuesit.

Statusi i plotë i Ali Ahmetit në rrjetet sociale:

Sot 39 vite nga rënia heroike e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, dy veprimtarëve të hershëm të rezistencës dhe përpjekjeve tona për liri e pavarësi.

Në historinë e lavdisë të dy zënë vend në piedestal si intelektual, veprimtarë e organizatorë të aktiviteteve kundër pushtuesit duke frymëzuar breza të tërë të të rinjve e të rejave.

Ishin të papërkulur me qëndrimet e tyre dhe do t’i kujtojmë gjithmonë si atdhetarë të mëdhenj.

Lavdi jetës dhe veprës së heronjve tanë!

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet