Për të ruajtur raportet me VMRO-në dhe Levicën, Besa “prishet” me Tiranën zyrtare

Lëvizja Besa ka dalë me komunikatë zyrtare ku kumton lajmin për refuzimin e ftesës së kryeministrit Rama për takimin e liderëve politik shqiptar në Tiranë.

Vet kumtesa e Lëvizjes Besa lë të nënkuptosh se funskionimi brenda partisë është kaotik, njëjtë sikurse është shkruar edhe kumtesa.

Në të njëjtën kumtesë potencohet se ata, dëshirojnë takim me Ramën por poashtu thonë se refuzojnë këtë takim.

Duke aluduar në një parti “serioze”, Besa nxjer në pah mangësitë në organizim dhe funskionim.

“Do e kemi sërish, shumë shpejtë në një takim me zotin Rama, por si parti serioze”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Nga ky shkrim lë të nënkuptohet se Besa nuk shkon në takim të ftuar nga Rama për të vetmen arsye se dështoi të organizoi Kasami një të tillë në Shkup.

“Kemi kërkuar disa herë takim të përbashkët të liderëve politik, por nuk u realizua, thuhet në reagim.

Ndryshe, të gjitha partitë politike shqiptare dhe liderët politik I janë përgjigjur pozitivisht kryeministrit Rama, përpos Lëvizjes Besa e cila është reshtuar në frontin e përbashkët opozitarë me VMRO-në dhe Levicën dhe dëshiron të bllokojë rrugën e integrimeve të RMV-së në Bashkimin Evropian.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet