Ndryshimet Kushtetuese, Aggeler kundër bllokimit, me porosi për Mickoskin, Kasamin dhe Apasievin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Angela P. Aggeler duke folur për ndryshimet Kushtetuese tha se funksionarët duhet të veprojnë sa më parë në interes të qytetarëve.

Në këtë mënyrë Aggeler bëri të qartë se SHBA-të janë të interesuara dhe ofrojnë mbështetje të parezervë që sa më shpejtë në Kuvendin e RMV-së të kalojnë ndryshimet Kushtetuese.

“E inkurajojmë udhëheqësinë dhe funksionarët e zgjedhur të këtij vendi të veprojnë në interes të qytetarëve të tyre dhe të veprojnë sa më parë, të bëjnë ndryshimet e duhura që do të mundësojnë hapjen e negociatave aderuese drejt BE-së, tha Aggeler duke i’u përgjigjur kështu pyetjes së portalit Indeks.mk.

Me këtë përgjigje, Aggeler lë të nënkuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pranojnë kushtëzime qoftë nga VMRO-ja, BESA, apo edhe Levica të cilat kanë për qëllim, bllokimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kuvend.

Kësisoi, Aggeler tha se SHBA-të qëndrojnë krah MAqedonisë në rrugën drejtë integrimit të plotë në BE dhe se qytetarët e kërkojnë një gjë të tillë.

“E dimë se janë vendime për të vështira këtë vend. Qytetarët e këtij vendi tashmë kanë marrë vendime të vështira por ne do të mbështesim gjithçka që do të iu afrojë drejt BE-së”, shtoi Aggeler, raporton indeks.mk

NDryshe, janë partitë e frontit opozitarë, Lëvizja Besa, VMRO-DPMNE, LEVICA, të cilët duken më të bashkuara se kurë të cilët kanë vendosur kusht që para ndryshimeve Kushtetuese të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare./indeks.mk/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet