Policia e ka arrestuar sot një person në Kaçanik, i cili ishte në kërkim për veprën penale ‘kanosje.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se Sh.D. ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘kanosje’ me dënim burgimi prej 100 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.


