U lëndua teksa po pastronte borën në shtëpinë e tij, aktori i njohur flet për gjendjen shëndetësore

Aktori Jeremy Renner ka falenderuar fansat e tij për fjalët e mira pas një incidenti teksa po pastronte borën pranë shtëpisë së tij. Në postimin në llogarinë e tij në Instagram, aktori i njohur amerikan ka ndarë një selfie nga spitali, ku shfaqet me disa lëndime në fytyrë.

“Faleminderit të gjithëve për fjalët tuaja të mira. Unë siç e shihni nuk jam shumë mirë tani për të shkruar gjatë, por unë ju dërgoj dashuri të gjithëve.” Një person i afërt me aktorin tha se ai ndodhej pranë shtëpisë në Nevada duke pastruar rrugët kur u lëndua rëndë.https://www.instagram.com/jeremyrenner/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1673378b-80a4-4825-b624-cba6f3f80823&ig_mid=1BCBE70C-9C86-40D6-8D71-FB57BE0CDB19

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet