Burg për laboratorin e Frakullës/ Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e të akuzuarve për liri

Pesë nga personat nën hetim për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit ku u kap një sasi prej 430 kilogramësh kokainë u lanë sërish në burg nga Apeli i Posaçëm.

Të akuzuarit kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, por gjykata refuzoi lirimin e tyre.

Laboratori i drogës në Fier u zbulua në nëntor të vitit të kaluar pas një operacioni të përbashkët mes DEA-s amerikane, autoriteteve shqiptare e atyre malazeze.

Në pranga ranë ish-kryetari i komunës, Viktor Çervanaku, vëllai i tij Zenel Çervanaku, djali i tij Denilson Çervanaku dhe e fejuara, Enxhi Ferhati.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet