Borell: BE-ja nuk u dorëzua në shantazhet e Putinit

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borelli, në një shkrim autorial në blogun e shërbimit diplomatik të BE-së, tha se në vitin e luftës në Ukrainë, kriza energjetike dhe klimatike, dhe krahas varësisë nga importi i lëndëve djegëse fosile ruse, Unioni nuk “u dorëzua para shantazheve të Putinit”.

“Arritëm ta mbushim zbrazëtinë dhe t’i finalizojmë reformat e rëndësishme për ta përshpejtuar tranzicionin tonë energjetik dhe kjo do të ketë një ndikim të rëndësishëm gjeopolitik”, tha Borrelli.

Sipas tij, përveç në Ukrainë, lufta ka shkaktuar një krizë serioze energjetike në Evropë dhe për shkak të mënyrës se si Rusia e përdor energjinë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet