1 Janari tashmë është një festë maratonë në “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës. Mes muzikës të mirë dhe të ftuarve specialë sigurisht që as vetë Luana nuk u ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese.
Marina dhe Luana Vjollca kanë realizuar lojën “Ndaje ose haje”, ku pyetjet kanë qenë vërtet të forta. Mes tyre Luana është pyetur se cilin prej programeve që ka realizuar është më i mirë “Shiko Kush Luan” apo “Zemër Luana”.
Ndonëse Luana ka thënë se i ka të dyja si bebet e saj që nuk mund t’i ndajë, ndonëse me “Shiko Kush Luan” ka fituar eksperiencën dhe ka mësuar, “Zemër Luana” ka arritur sukses. Por të dy programet kanë qenë mjaft të suksesshëm dhe të pëlqyer nga publiku prej sfidave dhe të ftuarve./tvklan.al


