Julian Deda ishte një ndër të ftuarit specialë në mbrëmjen e 1 Janarit në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana me autore dhe moderatore Luana Vjollcën krah Marina Vjollcës dhe kastit të aktorëve të “Klanifornias” si Rudina Dembacaj, Visjan Ukcenaj, Cubi Metkaj, dhe Andrea Vreto.
Juli këtë mbrëmje është treguar mjaft i kujdesshëm në deklarata, siç ndodhi edhe në sfidën “Zig-zag”, ku të ftuarit i bënin pyetje njëri-tjetrit sipas tyre dhe Marina kishte “për detyrë” t’i bënte pyetje Julit. Pyetja e saj për të ishte: “Cili është kandidatura më e keqe dhe më i dobët në partinë demokratike?”. “Kandidatura më e keqe sipas meje është Belind Këlliçi, ndërsa më i dobti jam unë!”, tha Juli, por nuk u pranua si përgjigje pasi është rregull i “Zemër Luana” që të përmendësh veten apo personat në skenë, ndaj Juli shtoi: “Kandidatura më e dobët është Fatmir Merkoçi”./tvklan.al


