Xhaferi: Tetova në terr por tetovarët paguajnë për ndriçim publik, edhe pse nuk e marrin si shërbim nga Komuna

Kryetari i Eco Guerila, Arjanit Xhaferi nëpërmes një shkrimi në rjetet sociale ka denoncuar një veprim të gabuar dhe të turpshëm siç ai e ka vlerësuar ai e që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë, kryetari i Komunës Bilall Kasami.

Xhaferi thotë se kjo nuk është shaka, sepse siç deklaron në mjegull të dendur, Komuna e Tetovës ka vendosur të fikë edhe ndriçimin rrugor.

Po që skandali të jetë më i madhê sipas Xhaferit ky turp ka dhe paturpësinë e Komunës që në faturat e energjisë t’ju marrë tetovarëve para për ndriçimin rrugor. Me një fjalë, tetovarët detyrohen të paguajnë një shërbim

Reagimi i plotë:

Mbrëmë vonë (ora 2 e natës) kur po ktheheshim nga Aeroporti i Shkupit në Tetovë, mezi e gjeta rrugën për në shtëpi… kjo nuk është shaka, sepse në atë mjegull të dendur, Komuna e Tetovës ka vendosur të fikë edhe ndriçimin rrugor. Ky turp ka dhe paturpësinë e Komunës që në faturat e energjisë t’ju marrë tetovarëve para për ndriçimin rrugor. Me një fjalë, tetovarët detyrohen të paguajnë një shërbim që s’e marrin.
Nuk është keq që një grup juristësh të përgatisin një padi për këtë vjedhje që na bëhet nga autoritetet e Komunës së Tetovës.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet