Vala e të nxehtit në Australi, temperatura deri në 16 gradë mbi mesataren, plazhet plot

Australia po përballet me një valë të nxehti që do të shohë që termometri të rritet deri në 16 gradë mbi mesataren.

Paralajmërimi i temperaturës së lartë është lëshuar në zona të ndryshme të vendit: Australinë perëndimore dhe jugore, shtetin e Viktorias dhe Tasmania.

Temperaturat pritet të jenë ndërmjet 8 dhe 16 gradë më të larta se mesatarja e kesaj periudhe.

Në disa qytete, nivelet më të ulëta gjatë natës ishin më të lartat e regjistruara në katër vitet e fundit.

Në Adelaide në 11 të mëngjesit termometri shenonte 38 gradë ndersa në Melburn plazhet janë plot./Ansa

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet