Zyrtarisht dimri nis sot, me ditën më të shkurtër të vitit. Më 21 dhjetor, Dielli do të perëndojë rreth 3 minuta më vonë, në orën 16:44, por do të lindë edhe më vonë, në orën 07:37 të mëngjesit.
Në hemisferën veriore 21 dhjetori njihet si dita më e shkurtër e vitit dhe nata më e gjatë. Në rrethin polar arktik dielli nuk do të shfaqet fare e ndërsa në Antarktidë dielli do të ndriçojë me orë të gjata duke qenë se në hemisferën jugore është dita më e gjatë dhe nata më e shkurtër. Pasi solstici të ndodhë, dielli do të kthehet në veri sërish.


