Grubi: Qeveria ndan 200 milion denarë për Komunën e Likovës

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se Qeveria në seancën e sotme ka ndarë 200 milion denarë Komunës së Likovës, raporton indeks.mk

Sipas Grubit me këto mjete janë ndarë nga buxheti i vitit 2022 për përfundimin e tërësishëm të projektit të ujësjellësit në territorin e saj.

Grubi mes tjerash njofton se Qeveria vazhdon materializimin dhe përkrahjen ndaj Komunave.

Njoftimi i plotë:

Në seancën e sotme të Qeverisë vendosëm që Komunës së Likovës t’i transferojmë mjete në vlerë prej 200 milionë denarëve nga Buxheti i vitit 2022 për përfundimin e tërësishëm të projektit të ujësjellësit në territorin e saj.

Vazhdojmë të materializojmë përkrahjen ndaj komunave për realizimin e projekteve lokale të jetës më cilësore.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02jAigE8zgpCqRV4XfBCHryqWv32Qv9YoDnr5ijqvvCAKbT6A63u6i9AsPiiQ1nd9al&id=100044385821029&mibextid=Nif5oz

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet