“TAV Maqedonia” informon se për shkak të raportimit për bombë mëngjesin e sotëm, i gjithë stafi dhe të gjithë pasagjerët ose kalimtarët në aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe trafiku aktualisht është ndalur, por fluturimet nuk anulohen derisa të marrin njoftimin MPB-ja se është e sigurt që të operohet në aeroport për të vazhduar sipas orarit të rregullt.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është kontaktuar mëngjesin e sotëm përmes postës elektronike për një mjet shpërthyes. Informacioni u raportua menjëherë në Ministrinë e Brendshme dhe në të njëjtën kohë i gjithë personeli dhe të gjithë pasagjerët dhe/ose kalimtarët që u gjetën në aeroport janë evakuuar shëndoshë e mirë, ndërsa njësitet e MPB-së po bëjnë kontroll në objektet në aeroport.
Fluturimet nuk janë anuluar, por komunikacioni aktualisht është i ndërprerë, derisa të marrim njoftim nga MPB-ja se është e sigurt që funksionimi i aeroportit të vazhdojë sipas orarit të rregullt”, thuhet në njoftimin e TAV Maqedoni.


