Grubi: Përzgjodhëm konsulentin dhe mbikqyrësin për Korridorin 8

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se është përzgjedhur Konzorciumi IRD Engineering si konsulent për mbikqyrjen e realizimit të punimeve në korridorin 8 dhe 10D.

Grubi ka sqaruar se përgjedhja është bërë në mënyrë transparente, duke avancuar kështu punimet për këto projekte kapitale.

Statusi i plotë:

Një tjetër lajm të jashtëzakonshëm për Korridorin 8 dhe 10D dua ta ndaj me ju!

Konzorciumi ndërkombëtar i prirë nga IRD Engineering është përzgjedhur pas një procedure transparente të prokurimit publik nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore si konsulent dhe mbikëqyrës i procesit të negocimit të kontratës dhe realizimit të këtyre korridoreve nga kompania Bechtel Enka!

Po avancojmë çdo ditë e më tepër procesin e realizimit të këtyre projekteve kapitale infrastrukturore nga të cilat varet kahja progresive e zhvillimit të vendit.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet