Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Artan Grubi të hënën në Tiranë ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Shqipërisë për zhvillimin e projekteve infrastrukturore, sigurinë logjistike dhe efikasitetin e transportit të mallrave ndërmjet dy vendeve.
Kjo marrëveshje hasi në jehonë mediale në të tri vendet për shkak të shtrirjes së projektit që kap Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën.


