Sulejmani i reagon ashpër Sejdiut: Shife ku e ke vendin, komuna është në gjendje të mjerueshme

Kryetari i degës së BDI në Zhelinë e njëherit edhe anëtar i kryesisë qendrore, Emir Sulejmani i ka reaguar ashpër kreut të komunës Blerim Sejdiu pas akuzave që ai bëri ndaj kryeministrit Edi Rama.
Sulejmani ia bëri me dije Sejdiut që të meret me hallet dhe problemet e komunës e mos meret me politika të mëdha.
Postimi i plotë:
Kur njeriu vetvetiu nuk e kupton se ku e ka vendin, është problem ta orientosh në të vërtetën. Nëse çdo kush që ka ndjek të paktën lajmet e ditës së sodit dhe ka lexuar reagimin e Kryetarit më të dështuar të Komunës së Zhelinës ka konstatuar se ky reagim i ngjan thënies “kur ske çka të bësh luaje derën “.
Pikërisht, kur komuna e Zhelinës gjendet në periudhën më të mjerueshme të historisë së saj, “telalli” paska ngelur të meret me gjuhën shqipe dhe Edi Ramën!
Që turpi të jet i shumëfishuar dhe më eklatant si duket Kryetari i Komunës ose nuk ka vesh për gjuhën shqipe, ose lajmet i percjell vetem në mediat në gj.maqedonase.
Të nderuar miq, po e përcjell me video paraqitjen e Kryetarit të Parlamentit z.Talat Xhaferi gjat takimit me Kryetarin z.Glauk Konjufca vetëm që e vërteta të dëshmohet me fakte e jo të flasim me yjet.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet