Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se në seancën e sotme të përbashkët mes dy shteteve, Maqedonisë dhe Shqipërisë është miratuar konkluzioni i propozuar nga ai, që dy vendet të kenë një pikë të përbashkët kufitare, njofton indeks.mk
Ai shton se me këtë vendim lehtësohet qarkullimi kufitarë dhe përforcohet bashkëpunimi në sferën e kontrollit kufitarë.
Shton se procedurat e panevojshme burokratike me këtë vendim i janë lënë të kaluarës.
“Më në fund: Kufi i përbashkët me Shqipërinë, hap drejt largimit përfundimtar të kufijve midis neshLehtësuam qarkullimin ndërkufitar me Shqipërinë, përforcuam bashkëpunimin në sferën e kontrollit kufitar dhe ia lëmë të kaluarës procedurat e panevojshme burokratike. Një nga aktet më të rëndësishme që u nënshkruan sot në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së vendit tonë dhe asaj të Republikës së Shqipërisë është padyshim Protokolli për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë Thanë”,


