Presidenti i Amerikës, Joe Biden u deklarua pas zgjedhjeve që përkojnë në mesin e mandatit. Ai tha se demokratët patën një natë të mirë dhe shtoi se nuk ka plane për të bërë ndryshime në qasjen e tij edhe nëse republikanët mund të marrin kontrollin e Kongresit.
“Unë jam i përgatitur të punoj me kolegët e mi republikanë. Populli amerikan e ka bërë të qartë se pret që republikanët të punojnë me mua gjithashtu”, tha Biden.
“Ne patëm zgjedhje dje,” tha Biden. “Dhe ishte një ditë e mirë, mendoj, për demokracinë.”
“Demokracia jonë është testuar vitet e fundit, por me votat e tyre, populli amerikan ka folur dhe ka dëshmuar edhe një herë se demokracia është ajo që jemi”, vazhdoi ai,
Në vend të kësaj, dështimi i të ashtuquajturës “valë e kuqe” për t’u materializuar të martën mbrëma e bëri Biden të shfaqej i sigurt, duke reflektuar gjendjen shpirtërore të demokratëve, përfshirë ata brenda Shtëpisë së Bardhë, të cilët po ndihen të entuziazmuar dhe të shfajësuar pas një sezoni zgjedhor ku prirjet politike të presidentit u mor në pyetje. Në kohën e komenteve të Biden, CNN nuk ka qenë në gjendje të projektojë shumicën e ardhshme të Dhomës ose Senatit.
Presidenti, i cili mbush 80 vjeç në fund të këtij muaji, tha gjithashtu se ka për synim që kandiojë sërish për President në vitin 2024.
“ Ky ishte qëllimi ynë, pavarësisht se cili ishte rezultati i këtyre zgjedhjeve,” u tha ai gazetarëve.


