KUVENDI STUDENTOR ZHVILLOI MBLEDHJE MES KORDINATORËVE TË PROGRAMEVE STUDIMORE DHE PROREKTORIT PËR ARSIM DHE ÇËSHTJE STUDENTORE, Prof. Inord. Dr. FATI ISENI

Kuvendi Studentor i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, zhvilloi mbledhje në format të zgjeruar, në të cilën morrën pjesë kordinatorët e programeve studimore, kuvendet studentore të fakulteteve dhe prorektori për arsim dhe çeshtje studentore, Prof. Inord. Dr. Fati Iseni.
Në mbledhje u informua rreth mbarrëvajtjes së procesit mësimor, ndërsa u prezantuan kërkesat e studentëve dhe aktivitetet në drejtim të organizimit të jetës studentore.
Prorektori Iseni njoftoi studentët për të gjitha aktivitetet e ndërrmara nga rektori i UNT-së, Prof. Dr. Izet Zeqiri, Rektorati dhe Senati, në drejtim të organizimit të UNT-së, ngritjes së cilësisë së studimeve, krijimit të kushteve më optimale për punë dhe krijimin e një ambienti më të ngrohtë për studentët.
Iseni njoftoi se gjatë këtyre gjashtë muajve UNT ka shënuar edhe ngritje në nivel të rankimit të universiteteve në vend dhe në botë.
Gjatë mbledhjes studentët me prorektorin Iseni u dakorduan që idetë dhe kërkesat e tyre të diskutohen në organet më të larta të UNT-së, ndërsa u ritheksua se çdo vendim që merret është dhe do të jetë në sherbim të interesave të studentëve.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet