Tetova e mbushur me mbeturina, ndotje dhe keqmenaxhim, Kasami në gjumë!

Ndonëse u bë një vit prej kur Bilall Kasami mori detyrën si Kryetar i Komunës së Tetovës, aktiviteti i tij si i pari i qytetit vlerësohet si performancë e dobët.

Me të marrë detyrën, vizitën e parë Kasami e pati tek Inspektorati Komunal nga ku premtoi se do të bëhet plan i detajuar edhe me kapacitetet që ka inspektorati, por edhe me sektorin civil do të ulen do të bëjnë strategji se si më së miri të reagojnë në kohë për të ndërprerë të gjitha keqpërdorimet që bëhen edhe me ndotësit por edhe me aspektet tjera.

Ndërkaq, pamjet në terren tregojnë se ndotja ndaj mjedisit dhe menaxhimi me mbeturina mbeten pika kritike!

Numri shumë i vogël i të punësuarve në NPK të angazhuar në pjesën e pastërtisë së qytetit, bën të pamundur që qyteti të ketë higjienën në nivel të mirë.

Ndonëse qyteti u pajis me me pesëmbëdhjetë kontejnerë gjysmë-nëntokësor si dhe njëqind kontejnerë donacion nga Turqia, grumbulli i mbeturinave tejkalon sasinë që këta kontenjerë pranojnë, e të njejtët nuk pastrohen rregullisht!

Problem mbetet edhe ndotja e ajrit, e cila më kritike është gjatë dimrit.

Në janar Komuna e Tetovës theksoi se kjo kërkon zgjidhje më afatgjate dhe se atëherë nuk kishin plan aksional të veçantë, pasi ishin në fazën e parë.

Ndërkaq, një plan i tillë, deri më tani nuk është prezantuar para opinionit.

Në mars Komuna e Tetovës përmes projektit “EU for clean air” (BE-ja për ajër të pastër) u bë përfituese të grantit prej dhjetë milion euro, ku ky projekt ka për qëllim përmirësimin e ajrit përmes disa masave si përmirësimi i sistemit të ngrohjes në Institucionet publike në Komunën e Tetovës, mbjellja e pemëve në qytet si dhe vendosja e matësve mobil të ndotjes për të ofruar ajër më të pastër për një mjedis më të shëndetshëm.

Aktualisht Inspektorati ekologjik vazhdon të mbetet i padobishëm.

I njëjti nuk ka edhe kuadër të mjaftueshëm, ndërsa inspektorë të ambientit jetësor janë vetëm pesë.

Në aplikacionin “E-report” qytetarët mund të raportojnë për sjelljet e pandërgjegjshme të personave fizik dhe juridik të cilët me veprimet e tyre ndotin ambientin jetësor, por në këtë aplikacion numri mbetet jofunksional, edhe përkundër asaj se Kasami ka deklaruar se do të rregullohet.

Autoritetet nuk bëjnë inspektime dhe kontrolle të shpeshta në terren si masë parandaluese ndaj hedhjes së materialeve të renda.

Sipas inspektoratit në vitin 2021 për një vit janë kryer 100 kontrolle, ndërsa për tre mujorin e parë të vitit 2022 janë kryer 60 kontrolle.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet