Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për IRL potencoi se është i kënaqur me punën e ministrit Bekteshi.
“Kryeministri i Qeverisë është ai që merr vendimin përfundimtar.
Fakti që ju krijohet përshtypja se ka ministra të caktuar që janë aktivë në media, është se ata punojnë shumë dhe e bëjnë mirë punën e tyre, prandaj janë prezent në media, duke marrë vazhdimisht vendime.
Një nga ministrat e tillë me punën e të cilit jam shumë i kënaqur është ministri i Ekonomisë”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.


