Ademi: Lëvizja Besa nuk ka kredibilitet e as fuqi legjislative që të thërret takim të liderëve

Nënkryetari i BDI-së njeherazi dhe koordinatori i grupit parlamentar nga radhët e BDI-së, Arbër Ademi, i ftuar në emisionin debativ “Rruga Drejt” në Alsat foli lidhur me ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfshirë dhe çështjen e largimit të 20 përqindëshit për shqiptarët.

I pyetur nëse BDI ka pranuar ftesë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski për takimin e liderëve, Ademi tha se ftesa ka arritur, madje bëri të ditur dhe temat që do të diskutohen në takim.

“Ftesa e kryeministrit për takim me liderët ka arritur tek Ali Ahmeti dhe të gjitha partitë në këtë moment duhet te jemi bashkëpunues, sepse jemi në një pikë të rëndësishme drejt BE-së. Do të flitet për agjendën europiane dhe çështje të tjera më të cilat merret kuvendi dhe deputetët. Unë mendoj se bullgarët por edhe popujt tjerë duhet të jenë në kushtetutë dhe shembull për këtë mund të kemi shtetin e Kroacisë”, tha Ademi.

Ai shtoi se thirrja e Lëvizjes Besa për takim, nuk ka kredibilitet.

“Lëvizja Besa nuk ka kredibilitet, as fuqi organizative e as legjislative për të bërë ftesa të tilla”, potencoi Ademi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet