Grubi priti në takim ministrin kazak, Kuantyrov: Vazhdon bashkëpunimi mes dy vendeve në gjitha sferat

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim një delegacion të lartë nga Republika e Kazakistanit.

Grubi në njoftimin publik në rrjetin social Facebook shkruan se temë e takimit ka qenë thellimi i bashkëpunimit ndërshtetëror ndërmjet vendeve.

Njoftimi i plotë:

Mirëprita sot në takim delegacionin e lartë shtetëror nga Republika e Kazakistanit të kryesuar nga ministri për ekonomi nacionale, z. Alibek Kuantyrov.
Gjatë bashkëbisedimit shprehëm qëndrimin e përbashkët për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes vendeve tona, me ç’rast përshëndeta mbajtjen e seancës së parë të komisionit ndërqeveritar të vendeve tona mbi projektimin konkret të realizimit të këtij synimi progresiv bilateral.
I një rëndësie të madhe është edhe vendimi i qeverisë kazake për hapjen e аmbasadës në vendin tonë në vitin 2023 që padyshim se do të lehtësojë dhe përforcojë komunikimin mes vendeve tona.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet