Sot Qeveria mbajti seancën 97-të dhe solli vendime të reja për ti ndihmuar qytetarët e vendit, institucionët dhe për ta ritur efektin e ushtriës e RMV në kuadër të NATO-së. Zëvendëskrzeministri i parë Artan Grubi publikon në profilin e FB saktësisht cilët jan masat që u sollën:
Nga Mbledhja e 97-të e Qeverisë sollëm:
✅ Vendim për ndarjen e bursave edhe për studentët nga sfera e bujqësisë; veterinarisë dhe shkencave pyjore që nga ky vit akademik;
✅ Obliguam të gjithë institucionet shtetërore që të shfrytëzojnë shërbimet e SHA Posta;
✅ Shqyrtuam Informacionin për kontroll elektronik të ekzistencës dhe besueshmërisë për certifikatat dhe liçencat e dhëna me qëllim sigurisë më të madhe në komunikacion;
✅ Vendim për dërgimin ose pjesëmarrjen e pjestarëve të Armatës në më shumë misione dhe operacione të NATO, Altea, KB.


